Ndihmë - InternetKudo www.internetkudo.com

🤔

Qendra e Ndihmës

FAQs 🤔

Pyetje të shpeshta

Menaxhimi i eSIM

Udhëzime për përdorimin dhe menaxhimin e eSIM-it tuaj.

Zgjidhja e problemeve

Udhëzime për zgjedhjen e problemeve të zakonshme të eSIM-it tuaj.

Pajisjet e përkrahura

Shiko të gjitha pajisjet të cilat e përkrahin tekonologjinë eSIM.

Çfarë ndodh nëse humbas telefonin me eSIM aktiv nga InternetKudo?

Nëse e humb pajisjen tënde, na kontakto sa më shpejt që të mundesh që të çaktivizojmë eSIM-in dhe të parandalojmë përdorimin e paautorizuar.

Cilat pajisje janë të pajtueshme me eSIM nga InternetKudo?

Shumica e telefonave të rinj si iPhone, Samsung Galaxy dhe Google Pixel e mbështesin eSIM-in. Duhet të kontrollosh specifikat e pajisjes tënde për t’u siguruar.

A mund të përdor eSIM-in në disa pajisje njëkohësisht?

Jo, një eSIM lidhet vetëm me një pajisje në të njëjtën kohë.

A ka tarifa shtesë kur përdor eSIM jashtë vendit?

Pakot e InternetKudo nuk kanë tarifa shtesë.

Si funksionon roaming-u me InternetKudo

Pakot tona përfshijnë mbulim ndërkombëtar në shumë vende, kështu që mund të përdorësh internetin edhe kur je jashtë shtetit.

Si mund ta instaloj eSIM-in në pajisjen time?

Pas blerjes së pakos, merr një QR kod nga InternetKudo. E skanon me pajisjen tënde dhe ndjek hapat që shfaqen për aktivizim.

A ofron InternetKudo plane për biznese?

Po, ofrojmë zgjidhje të dedikuara për biznese, me pako të personalizuara dhe menaxhim të thjeshtuar për shumë pajisje.

A mund ta transferoj eSIM-in në një pajisje tjetër?

Po, por fillimisht duhet ta çaktivizosh nga pajisja aktuale dhe pastaj ta aktivizosh në pajisjen e re me një QR kod të ri.

Çfarë duhet të bëj nëse kam probleme me shërbimin e të dhënave?

Na kontakto direkt – ekipi i mbështetjes sonë është aktiv 24/7 dhe iu ndihmon menjëherë për çdo problem.

Si mund të kontrolloj përdorimin e internetit me eSIM-in nga InternetKudo?

Mund ta kontrollosh përmes faqës tonë; internetkudo.com/bilanci përmes ICCID e cila gjendet tek email i pranimit të pakos.

Si ta zgjedh planin e duhur të internetit për veten time?

Varet sa shumë internet përdor. Ne ofrojmë pako të ndryshme për përdorues të zakonshëm dhe ata që përdorin më shumë internet.

A mund të përdor eSIM në pajisje si tablet apo laptop?

Po, nëse pajisja e mbështet teknologjinë eSIM, atëherë mund ta përdorësh planin e InternetKudo edhe aty.

Çfarë është një eSIM dhe si funksionon?

eSIM është një kartë SIM dixhitale që instalohet direkt në telefonin ose pajisjen tënde, pa pasur nevojë për një SIM fizik.

Si ndikon eSIM në baterinë e pajisjes?

Përdorimi i eSIM është i njëjtë me SIM-in fizik përsa i përket konsumit të baterisë – nuk ka ndikim të madh.

Çfarë sigurie ofron eSIM nga InternetKudo?

eSIM vjen me mbrojtje të avancuar dhe teknologji enkriptimi që ruajnë të dhënat dhe identitetin tënd celular.

Cilat janë avantazhet e përdorimit të eSIM krahasuar me SIM-in tradicional?

Nuk ke nevojë të ndërroni kartela, gjithçka bëhet online, është më fleksibël dhe më e shpejtë për ta aktivizuar.

Çfarë është procesi për të marrë një eSIM nga InternetKudo?

Thjesht vizito faqen tonë, zgjedh planin që të përshtatet dhe ndjek udhëzimet për ta marrë dhe aktivizuar eSIM-in me QR kod.

Ku mund të kërkoj ndihmë nëse kam pyetje të tjera për eSIM-in?

Na shkruaj direkt pĂ«rmes faqes ose vizito seksionin e ndihmĂ«s nĂ« internetkudo.com – jemi gjithmonĂ« gati me t’u pĂ«rgjigj.

  • InternetKudo • Kudo me Internet • 
  • InternetKudo • Kudo me Internet • 
  • InternetKudo • Kudo me Internet • 
  • InternetKudo • Kudo me Internet • 
  • InternetKudo • Kudo me Internet • 
  • InternetKudo • Kudo me Internet • 
  • InternetKudo • Kudo me Internet • 
  • InternetKudo • Kudo me Internet •